Aktuale

Katër vëllezër rrahen e dëmtojnë veturat e njëri-tjetrit në Gjilan

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Të dyshuarit në shenjë revolte kanë dëmtuar dy vetura prona të përbashkëta, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje, thuhe t në raportin e policisë./Indeksonline

the authorE B