Rajon & Botë

Katër të plagosur nga shpërthimi në rafinerinë e naftës në Bosnje

Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në rafinerinë e naftës në Brod të Bosnjës.

Sipas policisë vendore, së paku katër persona u plagosën nga shpërthimi në rafineri dhe se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu autoritete lokale kanë njoftuar se zjarri është lokalizuar. Shpërthimi u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:30.

the authorE B