Hetuesia rajonale e Prizrenit ka identifikuar dhe ka arrestuar katër të dyshuar për organizim të një vjedhjeje në një banesë. Të dyshuarit janë të moshës së re dhe ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 2 prillit.
Ata, siç deklaron ankuesi, kanë vjedhur stoli të arta në vlerë rreth 15 000 euro.
Arrestimet janë kryer pas tri bastisjeve që u janë bërë objekteve të banimit të të dyshuarve. Pas intervistave, në prani të avokatëve mbrojtës, është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.
Hetuesit po punojnë për gjetjen e stolive të arta dhe për raste të tjera që janë kryer nga ky grup.