Aktuale

Katër të arrestuar për prostitucion në Malishevë

Katër persona janë arrestuar në Malishevë, për shkak të detyrimit të femrave që të kryejnë prostitucion.Katër personat e arrestuar janë meshkuj dhe i kanë detyruar dy femra që të kryejnë marrëdhënie seksuale me pagesë, në favor të personave të arrestuar.

E gjithashtu personat në fjalë i kishin keqpërdore seksualisht të dy femrat.

Policia ka konfirmuar arrestimin e tyre dhe dërgimin në mbajtje.“Janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit kishin detyruar dy viktimat femra K-Shqiptare në prostitucion dhe i kishin keqpërdorë seksualisht. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. “ thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaBlic/

the authorE B