Real Madrid dhe Manchester United do të takohen në Superkupën e Evropës të vitit 2017
Dy skuadrat e mëdha evropiane, Real Madrid dhe Manchester United do të luajnë nesër në stadiumin Filipi II në Shkup, në Superkupën e Evropës.
Kjo ndeshje është e para për këto dy skuadra këtë sezon, ku kanë mundësi që të fitojnë edhe titullin e parë.
Nëse Real Madridit triumfon, atëherë kjo do të ishte Superkupa e katërt në histori të skuadrës, një më pak se sa Barcelona dhe Milan.
Ndërsa në anën tjetër për Unitedin do të ishte Superkupa e dytë. /Express/