Premierliga nuk ka mundur të qëndrojë e vetme përballë koronavirusit.
Pandemia e quajtur koronavirus, ka bërë që kampionati anglez i futbollit të pezullohet deri më 3 prill.
“Pas një mbledhjeve të aksionarëve sot, u vendos unanimisht që të pezullohet Premierligë, me qëllim të kthimit më 4 prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve që janë atë kohë”, thuhet në njoftim e Premierligës.
Në varësi të situatës, edhe mund të ndryshohet gjithçka që ka të bëjë me Premierligën.
Tashmë në media janë plasuar disa versione se çfarë mund të ndodh me Premierligën, përcjell lajmi.net.
Sigurisht që versoni i parë ka të bëjë me rikthimin e planifikuar, më 3 prill.
Gjasa të mëdha ka që të krijohet një Play Off për pozita të caktuara, apo edhe të përfundojë sezoni me renditjen aktuale.
Versioni më i keq i mundshëm për Liverpoolin, do të ishte anulimi i gjithë kampionatit.