Real Madrid sonte do të luajë në udhëtim ndaj Fuenlabrada në kuadër të Copa del Rey
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pritet t’i pushojë disa prej yjeve të skuadrës në ndeshjen e sontem të Copa del Rey ndaj Fuenlabrada.
Por, kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësihme për katër lojtarë, të cilët kanë luajtur më pak këtë sezon.
Bëhet fjalë për Jesus Vallejo, Marcos Llorente, Dani ceballos dhe Borja Moyaral.
Vallejo nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, për shkak të lëndimeve që kishte, por ai dëshiron të shfrytëzojë ndeshjet e Kupës, për të luajtur më shpesh në La Liga ose Ligën e Kampionëve.
Kështu duan edhe Moyaral që ka luajtur vetëm 118 minuta, Dani Ceballos 184 dhe Marco Llorente 188 minuta. /Express/