Katër banorë serb të fshatit Boscë në Kamenicë kanë raportuar në Polici për vjedhjen e katër viçave në shtallët e tyre.
Vjedhjet, sipas ankuesve, kanë ndodhur gjatë natës së shkuar. Derisa, denoncimin këta serbë e kanë bërë të mërkurën gjatë ditës, raporton Gazeta Express.
Sipas tyre, shtallët në të cilat ju kanë ndodhur vjedhjet e bagëtive kanë qenë të mbyllura.
Vlera e viçave të vjedhur, sipas pronarëve të tyre, variojnë nga 500 euro deri në 900, shkruan Gazeta Express.