Sport

Katastrofë për Realin, ja sa do të mungojë Ramos pas lëndimit që pësoi kundër Shqipërisë (Foto)

Sergio Ramos pritet të mungojë së paku një muaj pas lëndimit që pësoi në përballjen me Shqipërinë të dielën mbrëma.

Mbrojtësi i Spanjës, Sergio Ramos, ka lënduar gjurin e majtë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ku Spanja fitoi 2:0.

“Marca” raporton se Ramos ka përjetuar ndrydhje në gjurin e tij dhe mund të mbetet jashtë për një muaj, përcjell Gazeta Express.

Ky është një lajm i keq për Real Madridin, që ka të lënduar lojtarë si Casemiro, Benzema, Modric, James, Coentrao e Marcelo.