Vështirësohet në maksimum transferimi i Paulinhos te Barcelona.
Klubi kinez Guangzhoi Evergrande, nuk ka pranuar të ulë çmimin e mesfushorit.
Sipas gazetës “Sport”, kinezët kërkojnë 40 milionë euro për Paulinhon, përcjellë “Lajmi.net”.
Në anën tjetër, oferta më e lartë që e ka bërë deri më tani Barca është 25 milionë euro.
Kinezët këmbëngulin që nuk do ta lirojnë Paulinhon për asnjë cent më pak.