Tre ish-drejtuesit e kompanisë japoneze së energjisë kanë dalë para gjyqit nën akuza të lidhura me fatkeqësinë e Fukushimas.
Ky është gjyqi i parë penal për tragjedinë e vitit 2011 në uzinën bërthamore.
Shkrirja, e shkaktuar nga një tërmet i cili u pasua nga një cunami masiv, ishte aksidenti më i keq bërthamor në botë që prej Çernobilit, në vitit 1986.
Të tre miliaderët kanë deklaruar se nuk janë fajtorë ndaj neglizhencës profesionale që rezulton me vdekjen e qindra personave.
Tërmeti dhe cunami lanë rreth 18,500 njerëz të vdekur dhe të zhdukur, ndërkohë që zona të mëdha kanë mbetur prej vitesh të pabanueshme.