ShowBiz

Kastro Zizo: Mallkoj marsin sepse më mori të bukurën time!

Për kantautorin Kastro Zizo dita e sotme sjellë një nga kujtimet dhe përjetimet më të hidhura pasi në këtë datë nëna e tij ka ndërruar jetë.

Përmes një statusi prekës në rrjete sociale ai e ka kujtuar këtë ditë duke e quajtur atë si “pranverën e tij të humbur”. “Dikur ne mars dashuroja boten, beja plane se si mund te puthja çdo peme, zog, lule qe me rrethonte…shijoja cdo rreze te “plakur” Diell dhe ngrija para bukurise se tij. Sot, sot e mallkoj kete muaj qe para nje viti me mori te bukuren time! Me shpirt te coptuar prehu ne paqe Mam…te kujtojme çdo dite e nate pranvera jone e humbur…,”-përfundon postimi i tij në Facebook.

the authorE B