Erjon Kastrati shpreson ta ketë lënë fatin e keq prapa. Në nëntorin e vitit të shkuar shkaku i lëndimit i mungoi Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e para eliminatore për botërorin “Kina 2019”, ndaj Lituanisë dhe Hungarisë, shkruan sot Koha Ditore.
Kastrati qe lënduar një ditë para se t’i bashkohej Kosovës në përgatitje. Mungesa e tij u vërejt. Kështu të paktën thotë trajneri i përfaqësueses Brad Greenberg. Këto ndeshje Kosova i humbi.
Në fillim të javës së ardhshme, Kosova do t’i nisë përgatitjet për dy ndeshjet e tjera eliminatore të raundit të parë. Më 19 shkurt do të tubohet në Varshavë për t’u bërë gati për duelin me Poloninë, që e luan pas katër ditësh (23 shkurt). Më 26 shkurt do të jetë mysafire e Lituanisë.