Sport

Kassai sulmohet edhe nga gratë

Gjyqtari Viktor Kassai vazhdon të kritikohet nga personalitete të ndryshme anekënd botës, shkruan zeri.info. Listës së atyre që e kritikuan i është bashkangjitur edhe bashkëshortja e trajnerit të Bayernit, Carlo Ancelotti, Mariann Barrena.

“Si gjithmonë, do ta them të vërtetën. Ndarja e drejtësisë në Madrid ishte e turpshme. Kjo nuk guxon të ndodhë në këtë nivel të garave dhe të dëmtojë këtë lojë. Kemi merituar më shumë në atë ndeshje.

Është koha të aplikohet teknologjia, ndërsa kjo ndeshje të shkojë në histori si një shembull që nuk guxon të përsëritet”, ka shkruar Barrena.

Megjithatë, tani gjithçka i takon së kaluarës. Reali e ka mundësinë të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Bayerni trofeun do ta kërkojë në vitin e ardhshëm./Zëri/