Sport

Karsdorp: Bukur të luash për Romën

Mbrojtësi i djathtë holandez, Rick Karsdorp është shumë i lumtur që ka debutuar me skuadrën e Romës

Rick Karsdorp luajti për herë të parë mbrëmë në ndeshjen ndaj Crotones, të cilën në fund skuadra e tij e fitoi me rezultat minimal 1:0.

Ai luajti për 82 minuta, duke u zëvendësuar më pas nga Florenzi, por insiston se ishte shumë e bukur të luante në Olimpico për Romën.

“Është shumë bukur që kam luajtur, po ndjehem si fëmijë”, tha fillimisht Karsdorp për Roma TV.

“Kam stërvitur që dy javë me skuadrën dhe jam i lumtur që mora minutat e para me skuadre dhe jam i lumtur që në fund fituam”, tha ai në fund.

Karsdorp gjatë kësaj vere u transferua në Roma nga skuadra holandeze, Feyenoord. /Express/