Sport

Karateisti kosovar renditet në dhjetëshen më të mirë në botë (Foto)

Alvin Karaqi është renditur në top 10 karateistët më të mirë në botë, në renditjen më të re të publikuar nga Federata Botërore e Karatesë (WKF).

Karateisti ynë është ngritur në vendin e nëntë në kategorinë deri 84 kilogramë. Ai ka grumbulluar 1855.50 pikë.

Karaqi këtë sukses në renditje e ka arritur pas triumfit në gara ndërkombëtare, por suksesi më i madh ishte medalja e artë e fituar në Coimbra të Porgutalisë muajin e kaluar.

Ai zuri vendin e parë në Kampionatin Evropian për Universitete që u mbajt prej 23-27 korrik, garë kjo e organizuar nën patronazhin e Federatës Evropiane të Karatesë (EKF).

Suksesi i tij në renditje është vlerësuar lartë edhe nga Federata e Karatesë e Kosovës.