ShowBiz

Kaq shumë ka ndryshuar djali i Antonios dhe Marias tek seriali ‘Për ty’

Carlos Hays apo siç njihet me emrin “Horge”, ishte vetëm shtatë vjet kur luante rolin e fëmijës së çiftit “Maria dhe Antonio”, në serialin e dubluar në shqip “Për ty” , i cili u ndoq me shumë vëmendje nga publiku shqiptar.

Carlos Hays tani është 23 vjeç. Ai që nga koha kur e shihnim në ekranet televizive, ka ndryshuar, është rritur dhe është në një lidhje dashurie.

Ndryshe seriali “Për Ty” ka qenë ndër serialet e para të dobluar në shqip.

Në rolet kryesore ishin, aktorja Ana de la Reguera- Maria, së bashku me aktorin Leonardo Garcia – Antonio. Ky serial ka arritur kulmin e shikueshmërisë i cili u transmetua edhe në RTV21.

Rolin kryesor në serial e kishte aktorja meksikane Ana de la Reguera e quajtur Maria, së bashku me aktorin Leonardo Garcia Vale, i quajtur Antonio.

Suksesi që pati në këtë serial ”Maria’ i hapi rrugë asaj që përveç serialeve të jetë pjesë edhe e filmave në Holliwood, por edhe duke luajtur rolin e modeles.

the authorE B