ShowBiz

Kaq romantik është i dashuri i Afërditës, ja si e pret ai (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për të gjithë fansat e saj.

Bukuroshja Dreshaj si duket tani më shumë është përkushtuar në jetën e saj personale, duke shijuar dashurinë e saj me Jakub Kidler, transmeton Gazeta Express.

Afërdita së fundmi në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet se ka marrë një dhuratë shumë të bukur nga i dashuri, që si duket i ka pëlqyer shumë asaj.

Ajo shihet në veturë e teksa mban në duar një buqetë shumë të bukur me trëndafila të kuq.

“Ai pret për mua me këto… “, duke lënë edhe një emoji të zemrës.

Kjo dëshmon se Jakub është vërtet shumë romantik.

Kohë më parë është përfolur për një ndarje të mundshme të çiftit , si shkak i një bisede dashurie mes Afërditës dhe reperit të njohur nga Babastars Agon Amigës.

Afërdita Dreshaj i jep fund lidhjes se saj 3-vjeçare me te dashurin milioner Jakub Kidler. Mungesa e fotove e çiftit në rrjetet sociale ka konfirmuar në njëfarë mënyre fjalët që kanë dalë nga miqtë e afërt të saj.

Fotoja e fundit që ata kanë bashkë në Instagram është shkrepur në muajin korrik, gjatë pushimeve të tyre në Santorini, ku dhe festuan 30-vjetorin e modeles shqiptare.

Sipas burimeve, kjo që kishte ndodhur nuk ishte anashkaluar nga Jakub, i cili me pas i ka kërkuar që të mos jenë më bashkë.

Mirëpo tani si duket kjo gjë është harruar, dhe ata vazhdojnë te jenë mese të dashuruar me njëri-tjetrin, pasi kjo foto dëshmon gjithçka.

Afërdita dhe i dashuri i saj Jakub Kindl ka kohë që janë zhvendosur në SHBA dhe jetojnë së bashku.

Ndërkohë që në muajin prill ata kanë qenë në pushime duke shijuar disa ditë të mira në plazhet e Miamit në Florida.

Ajo kishte publikuar imazhe nga pushimet, ku dukeshin si një çift shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit.

Afërdita madje ishte bërë lajm duke u shfaqur tejet seksi në plazhet e Miamit./Gazeta Express/

the authorE B