Aktorja Arta Nitaj e njohur si Xhesika nga seriali “O sa mirë”, është shumë e përfolur në mediet rozë.
Aktorja e njohur ka disa ditë që ka shkuar për pushime në Turqi së bashku me aktoren Adriana Matoshi “Sasën”, transmeton Gazeta Express.
Xhesika e Sasa pothuajse çdo ditë publikojnë imazhe nga pushimet e tyre.
Pak minuta më parë Xhesika në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet në bikini e duke u rrezitur.
Xhesika këtë herë vjen me një foto shumë provokuese që mund ta shikoni më poshtë.
Kujtojmë se Arta Nitaj përveç rolit të saj në serialin komik “O sa mirë”, ka qenë shumë e përfolur edhe për shkak të jetës së saj personale.
Ajo ishte përfolur për një lidhje të mundshme me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritin./Gazeta Express/