Aktuale

Kaq e pasur është Ganimete Muslilu

Kandidatja për deputete të Kuvendit nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu duket se nuk qëndron mirë financiarisht

Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Musliu nuk ka deklaruar të ketë ndonjë pronë, apo banesë në emrin e saj. Ajo nuk raportohet të ketë as kursime në njërën nga bankat afariste në Kosovë.

Ndërkohë që të ardhurat e saja nga deklarimi i pasurisë që ajo ka deklaruar po del të jetë paga që ajo merr nga Kuvendi i Kosovës si deputete. Nga ky i fundit pagë vjetore deputetes së PDK’së i ofron në shumën e 20 mijë e 741 eurove. Për mëditje dhe udhëtim në Gjermani, Ganimete Musliu ka marrë 535 euro.

Ndërkohë që për mëditje dhe udhëtim në Austri, ajo ka marrë 338 euro.

the authorE B