Vetëm edhe një muaj ka mbetur që këngëtarja e njohur të bëhet nënë për herë të tretë.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Arta Bajrami e cila ka kohë që ka konfirmuar se po pret fëmijën e saj të tretë, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse, shtatzënë Arta duket se po mban linjat e saj në formë. Të paktën kështu mund ta vëreni përmes një fotografie që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo duket shumë bukur ku edhe ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzënisë.
Ndryshe, Arta ditë më parë ka festuar ditëlindjen e shtatë të vajzës së saj Viktorias.
Ditëlindja e vajzës erdhi vetëm pak ditë pasi ndërroi jetë babai i Artës, rapsodi i njohur Zejnullah Bajrami./Gazeta Express/