Samir Ujkani ka thënë se Kosova ka bërë një lojë tejet të mirë, pavarësisht humbjes 2:0 nga Turqia.
“E kemi ditur se duhet të jemi më të kujdesshëm në pjesën e dytë. Ata na shënuan gola ashtu si kemi menduar. Por, fatmirësisht treguam se kemi një ekip të mirë dhe jemi rrugës së mirë. Pas Kroacisë që morëm gjashtë gola, sot luajtëm shumë më mirë”, tha Ujkani. /Express/
Tags:Turqi – Kosovë