Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar nga Lezha pasi
është kapur me drogë në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi Mark Biba është paraqitur dje në
Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë si pasagjer në një autobus duke
udhëtuar për në shtetin grek.
Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në
çantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobusit
iu gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë
Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i 34-
vjeçarit, banues në Shënkoll, Lezhë. Lënda narkotike u sekuestrua në
cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë
Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.