Marina indiane ka sekuestruar sot një anije që bartte rreth një ton e gjysmë heroinë, me vlerë prej 35 miliardë rupi, ose 545 milionë dollarë, që është deri më tani konfiskimi më i madh i narkotikëve në këtë vend.
Anija, që lundronte nën emrin “MV Henri” me flamur të Panamasë, u zbulua në brigjet e shtetit indian të Gujarat pranë qytetit Porbandar, njoftuan zyrtarë të rojës bregdetare indiane, raporton Reuters.