Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një kafiterie në Suharekë kanë gjetur dhe konfiskuar sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.17 gram.
Rasti ka ndodhur dje në ora 14:00, raporton të shtunën Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Nuk raportohet për të dyshuar, ndërkohë që policia po e heton rastin.