Policia e Shtetit ka arrestuar një person në Këlcyrë dhe ka sekuestruar 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Me këtë rast është arrestuar shtetasi F.G., 69-vjeç, banues në fshatin Kumarak, Këlcyrë.
Arrestimi i tij ka ardhur pas marrjes së informacioneve së marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit F. G., kishte lëndë narkotike.
Si rezultat, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në një kasolle u gjetën 3.5 kg kanabis sativa, në proces tharje. Gjithashtu në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në një ambient të hapur u gjetën të kultivuara 10 bimë të dyshuar narkotike kanabis sativa, të cilët u asgjësuan në vend me anë të djegies.