Kapet një serb në magjistralen Leposaviq-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Ballaban, duke kryer kontrabandim të mallit. Atij, policia ia ka gjetur disa kilogramë pije Coca-Cola, në vlerë prej 2 mijë euro.
Në magjistralen Leposaviq-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Ballaban, patrulla kufitare e ka ndaluar një kombi, i cili dyshohej për transportim. Gjatë kontrollit, policia ka arritur të gjejë që personi i nacionalitetit serb ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, por edhe duke bërë kontrabandim mallrash.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:25, raporton Express.
Pas kontrollit, Express merr vesh nga burimet se personi në fjalë ka poseduar Coca-Cola në vlerë 2 mijë euro në kombi, me të cilin ishte nisur nga Leposaviqi për në Mitrovicë.
Express merr vesh se ai nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm për Coca-Colat dy-litërshe që i posedonte në transport të tij.
Malli është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë dhe serbi i cili është në mbajtje, është dërguar në Zubin Potok, ndaj të cilit është hapur rast për kalim ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandë./Express/