Muaji korrik po rezuton të jetë koha kur shumica prej artistëve kanë ruajtur ‘arsenalin’ e krijimeve muzikor për të goditur me projektet e tyre në mes të sezonit të ngjeshur të koncerteve.
E listës së gjatë i shtohen edhe tre artistët, Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Vigani.
Treshja tashmë kanë gati projektin e tyre më të ri ‘VIP, i cili do të publikohet nesër më 15 korrik.
Kjo këngë është tejet ritmike dhe i përshtatët sezonës së verës.
‘VIP’, është projekti i parë pas disa kohësh nga ku Lumi dhe Vigani nga ‘Kaos’, shfaqen bashkë, duke shuar përfundimisht zërat mbi një krisje të mundshme të raporteve. /GazetaExpress/.