Dita e dytë e vendimit për të ndaluar qarkullimin e veturave në kryeqytet po shkakton një kaos të madh. Kjo po shihet më shumë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në rrugën “Bill Clinton” është bërë një kolonë shumë e gjatë e veturave dhe po shkakton probleme në komunikacion, raporton GazetaKNN.
Sipas matjeve të fundit gjendja e ndotjes së ajrit është përmirësuar, por niveli i ndotjes së ajrit është ende i lartë. /GazetaKNN/