ShowBiz

Kaos dhe Ermal Fejzullahu do të ‘godasin’ fort me këngën e re (FOTO)

Me verën e cila ka nisur, shumë këngëtar janë mobilizuar për përgatitjet e projekteve të reja.
E një i tillë nuk kishte si të mungonte as nga grupi Kaos.

Ata kanë vendosur që këtë verë ta sjellin një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Ermal Fejzullahu.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Lumi B, i cili thotë se kënga do të publikohet me 15 korrik.

‘Nëse shkon gjithçka mirë, besojmë që më 15 korrik do të publikohet kënga jonë me re të cilën e kemi titulluar ‘VIP’. Xhirimet janë duke u kryer në Tiranë dhe është një këngë që i përshtatët sezonës së verës’, ka thënë Lumi për Express.

Rikujtojmë se grupit Kaos, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor, e këngën VIP, padyshim se po e presim të gjithë. /GazetaExpress/.

the authorE B