Mesfushori i Chelseat po kalon një sezon të mrekullueshëm.
N’Golo Kante ka mposhtur konkurrencën e futbollistëve si den Hazard, Harry Kane, Romelu Lukaku, Zlatan Ibrahimovic dhe Alexis Sanchez, për t’u shpallur futbollisti i vitit në Premier Ligë.
Mesfushori francez e ka fituar këtë çmim me votat e futbollistëve të tjerë të kampionatit anglez dhe me këtë rast ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuar në arritjen e tij më të madhe në aspektin personal, transmeton KosovaPress.
“Është një nder i madh që të jesh i zgjedhur nga futbollistët e tjerë. Ndihem i privilegjuar që kam fituar këtë çmim”, ka thënë Kante.“Siç e kam thënë gjithmonë, puna me skuadër i sjell çmimet. Dua të falënderoj, bashkëlojtarët, klubin tim, pjesëtarët e stafit dhe të gjithë tifozët”, ka përfunduar ai. /KosovaPress/