Rreth 10 anëtarë të një fisi të pambrojtur indigjen në një pjesë të largët të lumit të Amazon në Brazil janë gjetur të vrarë.
Tani, prokurorët federalë në Brazil kanë hapur një hetim për masakrën e raportuar prej rreth 10 anëtarëve të fisit, ndërsa të dhënat më të fundit tregojnë se kërcënimet për rrezikun e grupeve indigjene janë në rritje në vend.
Agjencia braziliane për çështjet indigjene, Funai, tha se kishte paraqitur një ankesë në zyrën e prokurorit të Amazonas, pasi minatorët e arit kanë shkuar dhe i kanë vrarë.
Minatorët, shkruan agjencia se “ata duhej t’i vrisnin ose të vriteshin” vetë.
Bashkësia e popujve indigjenë janë në rrezik të shkatërrohen nga shfrytëzuesit e paligjshëm të arit që po i drejtohen në tokës e tyre.




















