Sport

Kane: Tottenham dërgoi sinjal të qartë

Harry Kane beson se fitorja e Tottenham ndaj Dortmund, në Ligën e Kampionëve, ka dërguar sinjal të qartë te ekipet e tjera.

‘Spurs’ fituan me rezultat 3-1 në Wembley, me 24 vjeçarin i cili ishte ylli kryesor i anglezëve, duke shënuar dy gola, raporton KosovaPress.

“Të gjithë e dinë se Dortmund janë një nga ekipet më të mira në botë, dhe ne i mposhtëm 3-1 ata. Ky definitivisht ishte një paralajmërim për ekipet e tjera”, ka thënë Kane.

Tottenham dhe Dortmund bëjnë pjesë në grupin H, aty ku gjenden edhe Real Madrid dhe APOEL. /KosovaPress/