Harry Kane, sulmuesi i Tottenhamit, synon ta fitoj Topin e Artë
Lionel Messi dhe Cristinao Ronaldo kanë dominuar Topin e Artë në nëntë vitet e fundit. Argjentinasi ka fituar pesë herë këtë trofe, derisa portugezi katër herë.
Si duket edhe kësaj radhe Topi i Artë do të përfundoj në duart e Cristiano Ronaldos, i cili këtë sezon fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Por, sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane shpreson që në të ardhme e afërt ta fitoj këtë trofe, duke ndal dominimin e dy yjeve nga La Liga.
“Unë do të bëja gjithçka për të fituar trofeun e madh, Topin e Artë. Është padyshim diçka që kam për të bërë,” ka deklaruar Kane.
“Për ta bërë këtë nuk është vetëm individi, ju duhet të fitoni edhe trofe, të cilin shpresoj se do ta bëjë me Tottenhamin”, ka theksuar ai.
Kane është shpallur golashënuesi më i mirë i Premierligës për sezonin e kaluar me 29 gola të realizuara në 30 paraqitje. /Express/