Hodgson ka lavdëruar Kanen, por mendon se nuk duhet të krahasohet me Ronaldon.
Tifozët e Tottenham e krahasojnë Harry Kane me Cristiano Ronaldon e Real Madridit, diçka që i duket e pakuptimtë trajnerit të Crystal Palace, Roy Hodgson.
“Harry Kane nuk është Ronaldo, Ronaldo nuk është Lionel Messi, Messi nuk është Gonzalo Higuain. Nuk mund t’i krahasoni lojtarët”, tha Hodgson.
“Kane luan sulmues qendror. Sulmues, shumë, shumë i mirë, por të thuash se është numër një në botë apo numër dy në botë, është e pakuptimtë”, shtoi ai. /Gazeta Express/