Sport

Kane në Real Madrid? Përgjigjet Perez

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka folur për yllin e Tottenhamit, Harry Kane

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka mohuar raportimet e mediave se është duke tentuar që ta transferoj Harry Kanen nga Tottenhami.

“Unë nuk e kam pyetur presidentin e Tottenhamit për çmimin e Kanes sepse ai do më thoshte 250 milionë euro”, ka deklaruar Perez.

Kështu, Perez ka bërë të ditur se nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e Tottenhamit për sulmuesin anglez. /Express/