Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Florim Shkreta, ka fajësuar kryetarin aktual të kësaj komune, Rufki Suma, për neglizhencë që po u bëhet familjeve të dëshmorëve.
Shkreta gjatë një debati televiziv i është ankuar Sumës për një rast të një djali të dëshmorit. Ndërsa kryetari i pavarur i reagoi duke thënë se ishte punësuar mirëpo i njëjti e ka lëshuar punën, transmeton Indeksonline
Mirëpo, kandidati i PDK-së reagoi ashpër: “Ata pesë herë duhet me shti në punë. Aty duhet me provu deri 5 herë”, ishte deklarata e tij.
“Ma trego një kriter që thotë se duhet pesë herë”, shprehet Suma. /Indeksonline/
Shikojeni më poshtë videon: