Aktuale

Kandidatë të PAN-it ankohen në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri në këtë kohë ka pranuar tri ankesa për rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

E këto ankesa janë bërë nga tre kandidatë për deputetë nga Koalicioni PDK-AAK-NISMA. Kështu ka thënë për Indeksonline, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit te PZAP-it.

Arsyeja e ankesave është mospërputhja e rezultateve.

“Deri me tani në PZAP- ankesa kanë dorëzuar 3 (tre) kandidat për deputet nga Koalicionit PDK-AAK-NISMA etj. Arsyeja paraqitjes së ankesave të tyre është mospërputhja e rezultateve, respektivisht ata pretendojnë se votat e tyre janë regjistruar tek numrat e kandidateve tjerë te njëjtit koalicion”, thuhet në përgjigjen e Mulë Deskut për Indeksonline.

Ndërsa edhe Lista Serbe më përfaqësues Sllavko Simiq, dje ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë ndaj rezultatit të zgjedhjeve, pasi konsideron se në veri të Kosovës “janë anuluar mbi një mijë vota me kusht”.

Mirëpo, deri tani një ankesë e tillë nuk është dorëzuar në zyrën e PZAP-it.
Kandidatët apo subjektet politike kanë afat për të adresuar ankesa në PZAP deri sot në orën 14:20, pikërisht në këtë kohë kur KQZ dje shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit, shkruan Indeksonline.

Desku ka sqaruar se PZAP-i ka për obligim qe brenda 72 orëve të shqyrtojë dhe të marrë vendime lidhur me këto ankesa.

Ndaj vendimeve te PZAP-i palët e pakënaqura kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme te Kosovës brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të vendimit te PZAP-i nga pala, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që brenda 72 orëve të shqyrtoj dhe të merr vendim lidhur me ankesën e parashtruar ndaj vendimit të PZAP-it.

Ndërsa, vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës është përfundimtare për ankesat./Indeksonline/

the authorE B