Kancelari austriak dhe lider i Partisë Socialdemokrate të Austrisë Christian Kern është i pakënaqur nga dinamika e procesit të aderimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe vlerëson se Brukseli tepër gjatë e ka lënë pas dore këtë temë, transmeton Gazeta Express.
“Serbia është pjesë e Evropës dhe partner i natyrshëm i BE-së”, thotë Kern në intervistën për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Sipas Kernit, “Serbia është fuqia prijëse në Ballkan dhe çelësi drejt tërë rajonit”. Prandaj, konsideron ai, “hyrja e saj në familjen evropiane duhet të përshpejtohet”. /Gazeta Express/





















