Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau përmes një deklarate për media ka thënë se Kanada e mbështet veprimin e SHBA’së ndaj forcave siriane të regjimit të Assadit në Siri, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Kanada e mbështet fuqishëm veprimin e SHBA’së kundër regjimit të Assadit, pasi këta të fundit lëshuan sulme kimike ndaj popullatës civile, njerëzve të pafajshëm dhe fëmijëve”, ka thënë kryeministri i Kanadasë.
Ai ka shtuar se nuk mund të injorohet veprimi i Assadit kundër popullit të vet.