Aktuale

Kanadaja fillon hulumtimet për xehe në Veri

Kompania kanadeze “Altair Resoursces” së shpejti do të nisë gërmimet në vendin Crepuljë në veri të Kosovës për të konstatuar sasinë e plumbit, zinkut dhe të argjendit në këtë zonë, bën të ditur portali në gjuhën serbe, KoSSev, transmeton Koha.net.

Planifikohen 10 deri 20 shpime të thella deri një mijë metra. Sipas këtij burimi, shpimet do të bëhen në përputhje me hulumtimet paraprake, ndërsa për “Altairin” thuhet se ka licencë të gërmojë bë 9.82 kilometra katrorë. Në atë pjesë pohohet se ka pasur eksploatim xehesh në mesjetë.

Njoftohet se kjo kompani po bën hulumtime për xehe edhe në afërsi të Zubin Potokut.

“Koha Ditore” ditë më parë shkroi se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM) nuk ka kurrfarë informate se kompania kanadeze “Altair Resources” paska blerë aksionet e Kompanisë AGJA, që ka marrë licencën nga ICMM.

Dëshmi që Kosova s’kontrollon veriun, kompania kanadeze hulumton për minerale afër Zubin Potolut

Se institucionet nuk kanë kurrfarë kontrolli mbi pjesën veriore dëshmohet në mënyra të ndryshme çdo ditë.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk ka asnjë informacion se kompania nga Kanadaja “Altair Resources” ka blerë aksionet e kompanisë “A.GJ.A.” Sh.p.k., së cilës i ka dhënë licencë KPMM-ja, shkruante “Koha…”

Përfaqësuesit e kompanisë kanadeze kohë më parë kishin realizuar disa fotografi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, dhe me ish-ministrin e Ambientit, Ferid Agani, por nuk e kishin njoftuar se kanë blerë aksionet.

Në KPMM është ngritur alarmi pas interesimit të KTV-së lidhur me këtë kompani, e cila kishte njoftuar në faqen e internetit rreth planeve që i ka për investime në Crepuljë të Zubin Potokut.

Zyrtarë të “AGJA SHPK”, i kanë thënë KTV-së se të njëjtit ia kanë shitur 90% të aksioneve kompanisë kanadeze dhe të gjitha këto zhvillime kanë ndodhur për shkak të një keqkuptimi.

Kohavisioni ka dërguar pyetje në adresë të kompanisë kanadeze, por i vetmi që është përgjigjur është inxhinieri shqiptar Alaudin Kodra. Ai ka shprehur habi me deklaratën e KPMM-së sepse thotë se ky institucion është njoftuar për blerjen e aksioneve nga kanadezët.

the authorE B