Ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Fituesja e Medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi.
Zyrtarë shtetërorë në mesin e tyre kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për ta pritur kampionen kosovare, Majlinda Kelmendin.
Në aeroport, përveç qytetarëve kanë dalë edhe familjarët e saj për ta pritur Majlinda Kelmendin e cila kthehet nga Rio de Janiero të Brazilit me medaljen e artë olimpike.
Në Aeroport tani është bërë gati edhe tepihu i kuq edhe salla e konferencës për media.