Kampionia e botës për pesha të lehta, Angelique Duchemin ka vdekur pas një problemi me zemër në stërvitje para meçit për mbrojtjen e titullit të saj.
Duchemin, e cila mbante titullin për pesha të lehta, ka pësuar një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore të së hënës në palestrën e qytetit Thuir në jug të Francës, transmeton portali arbresh.info.
Ajo ishte dërguar menjëherë në spitalin e Perpignanit, ku vdiq mëngjesin e së martës, vetëm 26 vjeç.
Francezja ka regjistruar 14 fitore nga 14 meçe./arbresh.info/