Sport

Kampioni aktual i futbollit Real Madrid pa transferime

Real Madrid po ka shumë probleme këtë sezon, ku është eliminuar nga Copa del Rey dhe është 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga.

Pavarësisht kësaj, trajneri Zinedine Zidane vendosi që të mos transferonte asnjë lojtar gjatë këtij afati.

Në fakt, Reali ishte skuadra e vetme nga 20 sa ka La Liga që nuk ka transferuar asnjë lojtar.

Skuadra që ka shpenzuar më shumë ka qenë Barcelona, e cila ka shpenzuar rreth 200 milionë euro, ku vetëm Philippe Coutinho kushtoi 160 milionë euro.

Skuadra tjera aktive kanë qenë Valencia, Atletico Madrid, Sevilla, Las Palmas, Betis dhe Levante.