Sllovenia është finalisti i parë i Kampionatit Evropian, pasi në gjysmëfinale ka deklasuar Spanjën me rezultat 92:72.
Kombëtarja sllovene në basketboll ka mposhtur Spanjën në gjysmëfinale me rezultat 92:72, për të kaluar në finale të Kampionatit Evropian.
Sllovenët kanë qenë më të mirë nga fillimi e deri në fund, duke treguar superioritetin e tyre ndaj yjeve të Spanjës.
Sllovenia në finale do të pres Serbinë ose Rusinë, të cilat nesër luajnë në gjysmëfinalen e dytë.