Rajon & Botë

Kameruni i torturon militantët e Boko Haramit

Luftëtarët e dyshuar të Boko Haramit janë torturuar brutalisht nga forcat e sigurisë në Kamerun, sipas Amnestry International.

Grupi për të drejtat e njeriut ka thënë në një raport se të dyshuarit, përfshirë gra dhe fëmijë, janë rrahur, janë torturuar me ujë dhe detyruar të qëndrojnë me kokë poshtë, transmeton Express.

Dyshohet se këto raste kanë ndodhur mes viteve 2013 dhe 2017, ndërsa dhjetëra të burgosur kanë vdekur si pasojë, thotë Amnestry.

Qeveria e Kamerunit nuk ka komentuar ende rreth akuzave. Grupi militant Boko Haram kryen sulme të shpeshta në Kamerun.

Ky grup islamik, me bazë në vendin fqinj Nigeri, i ka vrarë më shumë se 1.500 civilë në Kamerun që nga viti 2014, si dhe i ka rrëmbyer shumë të tjerë.

Viktimat i kanë përshkruar të paktën 24 metoda të torturës në më shumë se 20 vende të ndryshme.

Bile, në njërin prej vendeve, sipas raportit, të pranishëm kanë qenë edhe personel ushtarak amerikan dhe francez. Megjithatë, nuk ka prova se forcat e huaja ishin përfshirë në tortura./Express/

the authorE B