Të martën policia në Kamenicë ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së mitur me të cilën bashkëjetonte.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia, transmeton Express.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ. Kamenicë 03.10.2017-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.