Pas zbulimit të 8 tonëve kanabis në drejtim të Italisë, prokuroria hapi hetimet për 11 punonjës të portit të Durrësit nga ku kaloi kamioni me 8 tonë drogë. Por hetimet kanë marrë një kthesë tjetër. Pas hetimeve 5 mujore, prokuroria ka deklaruar se 11 të hetuarit nuk janë të implikuar në trafikun e drogës dhe për pasojë, çështja ndaj tyre i është përcjellë prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë hetimet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Punonjësit që janë vënë nën hetim:Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit DurrësMexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit DurrësRoland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit DurrësAgron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës.Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit DurrësMedi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, DurrësFatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, DurrësJulian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti DurrësEdmond Luzi, doganier eksporti, Porti DurrësBehar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, DurrësNezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës. /albeu.com/