Aktuale

Kaloi kufirin ilegalisht, arrestohet në Han të Elezit shtetasi i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person te Ura e Gurit në Han të Elezit, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

the authorE B