ShowBiz

Kallashi vuan nga dashuria, dashuron dikë që s’mund ta ketë

Pavarësisht se prej disa kohësh është tërhequr nga provokimet me format e saj trupore, Kallashi mbetet një “sex simbol” për meshkujt shqiptarë.
Por jeta e saj personale duket se nuk po shkon dhe aq mirë. Prej disa javësh në rrjetet e saj sociale ajo poston vazhdimisht statuse dhe video të cilat tregojnë se po vuan.
“Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë.

E lodhur nga jeta”, thuhej ndër të tjera në videon e postuar nga Kallashi.
Dhe nëse po vrisnit mëndjen se çfarë po ndodh me balerinën e njohur, Kallashi sot ka zbuluar se po vuan një ndarje të dhimbshme.

“A nuk është shkatërruese? Ti ta kesh ëndërr e dikush tjetër realitet. Të ka ndodh kjo?
Të dashurosh dikë që Zoti e shkroi për dikë tjetër. Të dashurosh dikë që nuk mund ta kesh”, shkruan Kallashi.

the authorE B